Objekti 14, 15
We are making better Environment for you.
ART CONSTRUCTION LLC është duke realizuar një projekt të ri ndërtimor në një zonë urbane të planifikuar e cila ofron jetesën moderne, funksionalitetin afarist dhe relaksin pranë natyrës. Ky projekt shtrihet në zonën Prishtina e Re – Zona Lindje, në përputhje me planin rregullues urbanistik “PRISHTINA E RE – ZONA LINDJE”.
Projekti përbëhet nga 4 njësi ndërtimore, Ndërtesa “14” A me etazhitet B+S+P+9, Ndërtesa “14” B me etazhitet 3B+P+10, Ndërtesa “14” C me etazhitet 2B+P+S+11 si dhe ndërtesa “15” Administrata me etazhitet 3B+P+10. Ky projekt është i destinuar të shërbejë si një kompleks i hapësirave administrative për biznese të ndryshme, e që ofron kushte optimale në të gjitha aspektet. Fasada E mbështjellë me qelq në të tri anët, mundëson që drita dhe vizurat të krijojnë një efekt të madh hapësinor. Një nga materialet tjera kryesore përpos qelqit është edhe travertina e cila duke u kombinuar mirë me qelqin krijon një pamje të vecantë të objektit.
Ky objekt modern, ofron zona të ndryshme, private, fleksibile dhe te përbashkëta sa i përket organizimit te brendshëm. Projekti ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 32,020.4 m².
Projekti përbëhet nga:
- Hapësira moderne banimi – Apartamente me ndriçim natyral, të dizajnuara për komoditet dhe privatësi.
- Njësi afariste funksionale – Lokale biznesi në një zonë në afërsi të institucioneve me qasje të lehtë dhe dukshmëri të lartë.
- Zona të gjelbëruara dhe relaksuese – Hapësira të dedikuara për pushim dhe rekreacion, të integruara natyrshëm në projektin urban.
- Qasje ideale – Projekti gjendet në zonën lindore të qytetit, me infrastrukturë të planifikuar rrugore përfshirë të gjitha shërbimet përreth, si dhe qasje të lehtë në Autostradë, poashtu afërsia me liqenin e badovcit e bë projektin edhe më atraktiv.
Galeria
Llojet
e Banesave
Lokacioni
Projektet
Tjera
Mirësevini! Zgjidhni një temë për të filluar.