Lagjja e ARTË
Klientët tanë janë frymëzimi ynë, si për ide ashtu edhe për projekte të reja.
Lagjja e ARTË
Klientët tanë janë frymëzimi ynë, si për ide ashtu edhe për projekte të reja.
Lagjja e ARTË
Klientët tanë janë frymëzimi ynë, si për ide ashtu edhe për projekte të reja.
Lagjja e ARTË
Klientët tanë janë frymëzimi ynë, si për ide ashtu edhe për projekte të reja.
Lagjja e ARTË

E projektuar me përkushtim në një ambient të mrekullueshëm, LAGJJA E ARTË ju ofron kushte e nevojshme për një jetë të rehatshme dhe të sigurtë. Arkitektura e shtëpive si dhe hapësirat që kjo lagje ofron, sjellë tek ju konceptin e një lagjeje e cila përmbush të gjitha standardet evropiane. Hapësirat private të shtëpive japin mundësinë të relaksoheni dhe të shijoni bukuritë e lagjes suaj, larg zhurmës së qytetit.

Lagjja është dizajnuar në mënyrë që ju të ndiheni të sigurtë në vendin ku do të jetoni.

POZITA GJEOGRAFIKE

Lagja ka filluar të ndërtohet në lagjen periferike të Prishtinës, përkatësisht në rr. Papa Gjon Pali në Mati 2, në lartësi mbidetare mesatare 688 m, duke ju mundësuar që në çdo moment të shijoni ajrin e pastër që vjen nga liqeni i Badovcit, kodra e Butovcit e malet e Gërmisë.

Pozita e shumë e favorshme natyrore dhe pozicionale, i ka mundësuar investitorëve dhe projektuesit, ndërtimin e shtëpive super luksoze, shumë pran pjesëve kryesore të qytetit të Prishtinës. Ato janë të vendosura në parcela të ndara nga njëra tjetra duke krijuar kështu hapësirë të mjaftueshme për ndriçim dhe ajrosje, hapësira me standarde për mbrojtje nga zjarri dhe nga zhurma dhe hapësira për privatësi dhe për lojë për fëmijët brenda oborreve të planifikuara për të përmbushur çdo nevojë të banorëve.

Lagjja e Artë me lokacionin e saj ju ofron qasje të lehtë edhe në disa prej rrugëve kryesore të Prishtinës:

  • 700 m larg rrugës Enver Maloku, Mati 1, Prishtinë
  • 700 m larg rruges Muharrem Fejza, Mati 1, Prishtinë
  • 700 m nga rruga C, Mati 1, Prishtinë
  • 2.5 km nga qendra e Prishtinës.
  • 2.5 km nga ligjeni i Badovcit.

Përdhesa - në secilën shtëpi, janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë dhe hyrja në shtëpi.

Në përdhesë gjithashtu janë projektuar kthinat ndihmëse, banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse. Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës për të ju përshtatur kushteve klimatike dhe për të mbrojtur hapësirat e banimit nga rrymimet dhe depërtimi i ajrit të ftohtë apo ajrit të ngrohtë. Garazhat janë të mbyllura me derë automatike.

Dhoma e ditës mundëson shfrytëzimin racional të hapësirës dhe renditje të lirë të mobilieve. Dritaret janë 4 stinore dhe hapjet kanë dimensione të mëdha duke siguruar dritë të mjaftueshme natyrore dhe pamje të papenguar në rrugë dhe oborr. Në mënyrë që të parandalohet rrezatimi i tepërt janë projektuar roletne alumini automatike.

Tryezaria e cila ka ndriçimin e duhur gjatë tërë ditës, është projektuar si pjesë e integruar e qëndrimit ditor me pamje nga shumë anë. Përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim, përkatësisht pran kamineve.

Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të cilësisë më të lartë. Me ndriçim natyror dhe lidhje të drejtpërdrejt me tryezarinë dhe qëndrimin ditor, kjo hapësirë ofron edhe më shumë komoditetin e një shtëpie moderne.

Po ashtu si pjesë e përdhesës është edhe një dhomë gjumi kryesisht me banjo të integruar në dhomë. Kjo do t’i shërbejë komoditetit dhe organizimit të familjes në gjenerata të ndryshme.

Në katin e parë dhomat e gjumit janë projektuar me norma dhe standarde të larta sa i përket ajrosjes, izolimit dhe ndriçimin natyror të tyre. Dhomat janë orientuar në lindje, në jug dhe në perëndim sipas pozitës dhe parcelës së ndërtimit, si një element i rëndësishëm për sigurimin e gjumit të rehatshëm për banorët e shtëpive.

Më qëllim të sigurimit të privatësisë dhe komoditetit për qiftet bashkëshortore dhomat e gjumit janë planifikuar të kenë garderobën dhe banjon e veçantë nga pjesa tjetër e shtëpisë. Në anën tjetër, dhomat e gjumit të fëmijëve ofrojnë rehatinë dhe qetësinë e nevojshme duke mundësuar shfrytëzueshmërinë optimale të sipërfaqës së dhomës. Banjo e ndarë për fëmijë është e kompletuar me të gjitha elementet e nevojshme sanitare.

Në këtë kat është planifikuar edhe ndërtimi i kthinës së veçantë për lavatriqe dhe makinë për tharjen e rrobave duke ju siguruar nivel evropian të stilit të jetesës.

Në njërën prej shtëpive, ajo më luksozja është paraparë edhe kati 2 me përmbajtje rekreative, dhe qëllime të shumëllojshme, ku si pjesë e sajë shtrihet edhe një terasë e gjelbër me pamje të mahnitshme.

SPECIFIKACIONET E MATERIALEVE

Themelet e shtëpive janë të ndryshme në varësi të tipit të shtëpive dhe në varësi të vendosjes së shtëpive në terren dhe në varësi të përmbajtjes së shtëpive. Themelet shtëpive janë me themel pllakë dhe themele shiritore dhe të veçuara me shputë në varësi të fundimit të themeleve. Nga matjet e qëndrueshmërisë së strukturës shtyllat kanë prerje tërthore drejtëkëndëshe me dimensione të ndryshme në varësi të distancave të mbështetjes dhe hapësirave të lira pa shtylla. Konstruksioni i ndërkatit është pllakë masive beton arme me trashësi 20cm.

Pllakat dhe trajet të cilët kanë prerje tërthore drejtkëndëshe me dimensione të ndryshme do të punohen prej betonit të armuar me klasë në soliditet C-25/30 (MB 30) Mpa, me armaturë të brinjëzuar të kualitetit S-400H Mpa.

Dritaret dhe dyert nga plastika me ngjyre anthracite dhe druri me ngjyrë të bardhë janë të prodhuesve të njohur gjerman. Dyshemetë e dhomave do të punohen me parket Fertik. Dyshemetë e banjove, utiliteve, garazhave dhe kuzhinave do të punohen me pllaka të keramikës nga prodhues spanjoll dhe italian. Muret do të murohen nga bllokat giter të prodhuesve vendor të klasit të parë.

Fasada e shtëpisë do të punohet nga izolimi termik stiropor 15cm N3 dhe finalizimi do të bëhet me fasadë akrilke me ngjyrë sipas specifikimit në projekt, tulla belge me nuanca te ndryshme, dhe me panele me texture druri. Izolimet do të bëhen duke filluar nga themelet të cilat do të hidroizolohen me kondor 4mm Bauder (i zalluar). Izolimi i dyshemeve të banjove dhe mureve deri në lartësi 1 m do të bëhet me izolim të ftohtë.Kulmet do të kenë izolim Vea Plan PVC 1.8 mm. me shtresat termike të nevojshme me termoizolim stiropor 10-25 cm N3.

LOKACIONI Lagjja e ARTË