Objekti 6
We are making better Homes for you.
Siperfaqja totale: 6380 m2 (Sip. mbitokësore 4650m2 & Sip. nëntokësore 1730m2)
Objekt banimi I kombinuar me afarizëm, mirëpo një trajtim gjithëpërfshirës me një elegance dhe pastërti në një ritëm të vazhdueshëm.
I aplikuar si një koncept i tillë për arkitekturën bashkëkohore që prezanton qëndrueshmërinë dhe elegancën e mbi të gjitha pastërtin që në tërësi krijojnë një përshtypje të një objekti sa madhëshor aq edhe I thjeshtë. Jo shumë lehtë për tu arritur.
I hartuar në përputhje me kontekstin përreth, AC6 respekton si dhe ofron të gjitha nevojat e banorëve në një vëllim të vetëm.
Fasada e saj me një ritëm të pastër, qetësi dhe hapje të mëdha, lejon dritën e diellit të depërtojë në njësitë banesore si dhe lejon të ketë pamje fantastike të qytetit, duke joshur banorët e duke u mundësuar atyre jetesë të mirëfilltë.
Përkufizimi si dhe harmonia e gjithë hapësirës në pjesën e jashtme arrihet përmes pranisë së qetë prej materialit të qëndrueshëm, kompakt i gurit i quajtur Travertinë vjen në formën e paneleve të parafabrikuara, i cili mundëson pamje dhe përjetim unik të ndërtesës,zgjedhje të larmishme dhe optimale luksoze.
Terasat e mëdha, të shoqëruara me gjelbërim japin një vlerësim, dizajn inovativ si dhe shoqërim me natyrën. Mbit të gjitha këto elemente e bëjnë këtë ndërtesë një arkitekturë efikase dhe efiçiente njëkohësisht.
Galeria
Lokacioni
Projektet
Tjera
Mirësevini! Zgjidhni një temë për të filluar.