Lagjja e ARTË, një ëndërr e realizuar!
ART Construction

Lagjja e ARTË, një ëndërr e realizuar!

A keni ëndërruar gjithmonë se si do ishte shtëpia juaj? A keni menduar se si do të ndërtohej, si do të ishte e strukturuar dhe e modeluar sipas dëshirës tuaj? Nëse shtëpia do të ishte në afërsi me qytetin, por larg zhurmës dhe ndotjes së ajrit. Ndoshta e keni menduar edhe cila do të ishte lagjja e duhur dhe njerëzit që do të ju rrethonin.

E gjithë kjo, është menduar edhe nga ne, prandaj projektuam një lagje si “Lagjja e ARTË”. Sukses i jashtëzakonshëm, i cili po sjell edhe lagje të reja!

Jeta pranë natyrës!

Rëndësia e të jetuarit pranë natyrës dhe ajrit të pastër është më se e domosdoshme për shëndetin e njeriut. Njerëzit zgjedhin vazhdimisht që kohën e lirë ta kalojnë në turizmin malor. Prandaj, pse të kaloni vikendin tuaj diku tjetër kur shtëpia juaj mund të jetë vend i përhershëm për të shijuar natyrën?

Duke përqafuar spektret e natyrës dhe të ajrit të pastër të liqenit të Badovcit, kodrës së Butovcit e maleve të Gërmisë, e ndërtuar në një lartësi mbidetare mesatare 688 m, Lagjja e ARTË i ka ofruar familjeve që të jenë vazhdimisht në mes të ambientit të pastër.

Në anën tjetër, me lokacionin e saj jo larg qendrës së qytetit, kjo lagje ofron qasje direkte dhe të shpejtë për të gjithë. Afërsia e lagjes me shkollën fillore, shtëpinë e shëndetit dhe kopshtin për fëmijë, si dhe qasja e lehtë në transportin publik, janë karakteristika për këtë lagje të veçantë. Banorët janë afër shtëpive tyre, por edhe më afër shërbimeve për të cilat kanë nevojë.

Ju mund të keni afër jush freskinë dhe peisazhin natyror, por edhe të mos jeni larg nga jeta që ju pret në qytet. Kombinimi ideal është një lokacion në mes rekracionit urban dhe bukurisë natyrore, prandaj Lagjja e ARTË ka zgjedhur vendin e duhur. Ta duani vendin ku jetoni, është më shumë se ta duani dhe ta vlerësoni vetëm shtëpinë tuaj!

Detajet kanë rëndësi.

Detajet bëjnë diferencën, kjo nuk ka dyshim! Puna jonë ka dëshmuar se dizajni i përkryer i jetesës duhet të jetë i përmbushur në tri dimensione: siguri, rehati dhe elegancë. Të gjitha janë të realizuara deri në detajin e fundit, duke prekur limitet për të krijuar më të mirën.

Veçoritë e një dizajni inovativ, me një strukturë që sjell komoditetin dhe rehatinë, nën harmoninë e plotë me hapësirën e brendshme dhe të jashtme, janë ato detaje që kompletojnë çdo cep të shtëpisë. Shtëpitë në këtë lagje ofrojnë një përzierje të përsosur të estetikës, stilit modern dhe pajisjeve të teknologjisë më të fundit.

Luks, komoditet dhe siguri në një vend. Jetesa në këtë lagje është kënaqësi më vete!

Vlerë për ne!

Projekti për Lagjen e ARTË filloi me konceptin e idesë madhështore, një projekt i ri për Art Construction. Nën dritën e këtij koncepti, qëllimet për realizimin e tij ishin të qarta, e dizajnimi i shtëpisë së ëndrrave ishte më afër se kurrë. Ndërsa ne projektuam një lagje që ngërthente brenda vetes standardet më të larta, hapësira u dizajnua duke përfshirë edhe çdo kërkesë të klientëve tanë.

Si një nga projektet më madhore në Prishtinë, e ndërtuar në mes të natyrës e larg zhurmës, me prekje luksoze dhe komoditet në çdo detaj, Lagjja e ARTË hapi dyert për banim. Secila familje besoi punën tonë dhe rezultatin e arritur nga ne, prandaj ky projekt u përmbyll me sukses në kohë reale.

Si vlerë e jashtëzakonshme, falë profesionalizmit dhe përkushtimit tonë, ky projekt po vazhdon tutje për ju. Ne po sjellim në realitet edhe shumë ëndrra të tjera, prandaj “Lagjja e ARTË 2” po ju pret juve tani!

Banesa ne Prishtine Lagjja e ARTË, një ëndërr e realizuar!
Banesa ne Prishtine Lagjja e ARTË, një ëndërr e realizuar!